Ndarja nga jeta e ish-deputetes së Partisë Socialiste, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-deputetes së Partisë Socialiste, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:07
Edlira Haxhiymeri.

Presidenti Ilir Meta thotë se është pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa i shpreh ngushëllimet familjes së saj, thotë se “do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare”.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat