“A kam plumba në kokë?”/ I traumatizuar dhe gjakosur, pak minuta pas atentatit ‘të dështuar’! Ja kush ishte në shënjestër

Shqipëria

“A kam plumba në kokë?”/ I traumatizuar dhe gjakosur, pak minuta pas atentatit ‘të dështuar’! Ja kush ishte në shënjestër

Më: 15 maj 2022 Në ora: 09:23
Blerim Preçi

Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit që iu bë Besnik Preçit në autostraden Lezhë-Tiranë.

Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar.

Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.

Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat