Aksident gjatë natës në Fushë-Krujë, plagoset shoferi

Shqipëria

Aksident gjatë natës në Fushë-Krujë, plagoset shoferi

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin e vjetër rrugor Droje-Fushë Krujë.

Burime për noa .al bëjnë me dije se një trajler ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të saj.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi Artur Sinani, 52-vjeç.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat