Situata nga Covid/ 41 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria

Situata nga Covid/ 41 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vend.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 41 qytetarë. Fatmirësisht nuk ka humbur asnjë pacient jetën nga virusi. Sa i takon të shëruarve ato janë 31 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 261.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:

26 në Tiranë, 8 në Fier, 2 në Bulqizë, Vlorë, 1 Shkodër, Kamëz, Gramsh.

Janë 261 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,857 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Maj 2022)

Raste të reja ditore 41

Të shëruar në 24 orë 31

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 341

Testime totale 1,817,871

Raste pozitive 275,615

Raste të shëruara 271,857

Raste Aktive 261

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155

Fier 33

Vlorë 14

Shkodër 13

Lezhë 10

Elbasan 8

Berat 8

Gjirokastër 8

Korçë 5

Kukës 3

Durrës 2

Dibër 2

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat