Nisi plazhi/ Bregdeti mbushet me vizitorë nga vendi, Kosova dhe të huaj

Shqipëria

Nisi plazhi/ Bregdeti mbushet me vizitorë nga vendi, Kosova dhe të huaj

Më: 15 maj 2022 Në ora: 20:36
Ilustrim

Sezoni turistik u hap më 3 maj, por kjo është fundjava e parë që ka kthyer masivisht pushuesit në plazhet e Durrësit. Temperaturat e larta kanë bërë që pushues të shumtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e BE-së të zgjedhin plazhet e Durrësit për të pushuar, jo vetëm në fundjavë.

”Nga Kosova kemi ardhur para tre ditësh. Jemi me shkollën. Jam profesor i Departamentit Mjekësor. Me nxënësit po kalojmë shumë mirë. Sezoni ka filluar dhe koha po mban mirë”, tha një pushues.

”Ka më shumë erë lirie këtu se në Itali ku çdo gjë është e programuar, e organizuar. Nuk mund të lëvizësh pa maskë askund. Edhe njerëzit janë më të qetë’‘, u shpreh një turiste.

“Do të qëndrojmë dhe 7 ditë të tjera. Durrësi është shumë i bukur, Vlora që na rekomanduan jo. Do të kthehemi sërish në Durrës”.

Strukturat akomoduese flasin për një sezon që do t’i kalojë pritshmëritë, pasi që tani interesi i turistëve të huaj dhe  është mjaft i lartë që tani.

Vlorë

Në Vlorë me rikthimin e plazhistëve shfaqet dhe trafiku në rrugët e qytetit që në orët e para të ditës së dielë. Vendas, të huaj dhe nga Kosova edhe këtu nuk munguan këtë të dielë.

“Këtu është plazh me pesë yje, pizza të mrekullueshme dhe peshk i freskët”,  shprehet një turiste e vogël nga SHBA. Sipas operatoreve turistikë, ditët e fundit ka një rritje të prenotimeve , pra janë rritur me 20%.

Velipojë

Kjo e dielë në Velipojë i ngjasonte një dite normale plazhi në muajt e verës. Pushuesit e shumtë nga Shkodra dhe Kosova, për herë të parë në gjithë këto vite, në këtë periudhe, e gjetën plazhin e pastruar.

“Problem i madh për operatoret turistik të Velipojës është mungesa e stafit”, tha një pushues.

 “Edhe Shëngjin u popullua nga turistët këtë fundjavë me pushues nga Kosova që i nisën më herët pushimet”, u shpreh operator turistik, Gazmir Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat