“Në zgjedhjet e ardhshme të shkojmë me parti të ripërtërirë”- Rama: Deri në fund të vjeshtës duhet të kemi…

Shqipëria

“Në zgjedhjet e ardhshme të shkojmë me parti të ripërtërirë”- Rama: Deri në fund të vjeshtës duhet të kemi…

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:44
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në nisje të procesit zgjedhor për kryetarët e PS në rrethe u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me një parti të ripërtërirë.

Sipas Ramës, deri në fund të vjeshtës duhet të jenë zgjedhur të gjithë kryetarët. Ai u shpreh se në këtë proces duhet të marrin pjesë jo vetëm deputetët, por edhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

“Është koha tani për të filluar me kryetarët, me gjithë procesin e shpalljes së kandidaturave, aplikimin e kandidatëve, për të arritur që në fillim të vjeshtës të kemi vijën e parë të përcaktuar dhe deri në fund të vjeshtës të kemi gjithë këtë grup njerëzish të rreshtuar.

Dhe për të shkuar në zgjedhje me një parti të ripërtërirë me një energji të re pozitive dhe me një parti të rritur komunikimi me njerëzit.

E fundit që kam është domosdoshmëria e përfshirjes në këtë proces jo vetëm deputetët, sepse ata janë kontributorët kryesore. Janë fuqia bazë dhe në raste të caktuara në zonë të caktuara e vetme së bashku me kryetarin e bashkisë, gjë që nuk është normale. Duhet të përfshihen në këtë proces me territore të përcaktuara edhe anëtarët e këshillave të bashkisë. Është proces voluminoz dhe kërkon përfshirje me vëmendje, jo për të kaluar radhën. Është gjeja e duhur, nuk mjafton vetëm kaq, por duhet ta bëjmë të duhur edhe në praktike dhe në terrenin e realitetit të partisë dhe më pas ballafaqimin me njerëzit, publikun dhe në fund fare me rivalët”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat