Berisha dhe Elezi vijojnë takimet me elektoratin, edhe 5 ditë nga dita e votimeve/ Ja ku do jenë sot rivalët

Shqipëria

Berisha dhe Elezi vijojnë takimet me elektoratin, edhe 5 ditë nga dita e votimeve/ Ja ku do jenë sot rivalët

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:14
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe rivali i tij Ibsen Elezi vijojnë takimet me elektoratin në kuadër të zgjedhjes për kreun e ri të PD-së, votime që do zhvillohen në 22 maj.

Sot, Berisha do të takohet me anëtarë dhe simpatizantë të PD ne Durrës, ndërsa Elezi me elektoratin në Fier dhe Vlorë.

Kalendari i takimeve për sot në rrethe:

Ora 18.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Vlorë

Ora 19.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Durrës.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon per diten e merkure si me poshte vijon:

Ora 11.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtare të LDGSH

Ora 18.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Durrës

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Berat

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat