“Plumbi është vota që ka PS-ja”/ Berisha sjell në vëmendje plagosjen e ish-kandidatit socialist në Durrës

Shqipëria

“Plumbi është vota që ka PS-ja”/ Berisha sjell në vëmendje plagosjen e ish-kandidatit socialist në Durrës

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:07
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në Durrës, solli në vëmendje plagosjen e ish-kandidatit të PS-së, Ardit Kërtusha në një lokal në qytetin bregdetar.

Berisha tha se kjo është vota që ka Partia Socialiste. Sipas ish-kryeministrit, një situatë e tillë brenda mazhorancës reflektohet edhe në shoqëri.

“Një zyrtar i Partisë Socialiste më thoshte që dëgjoi me vëmendje ‘nuk u besova veshëve për atë që thoshte Edi Rama’. Pyeta se për çfarë bëhej fjalë, kryetarët do i caktonte komisioni pa votë. Në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u provua që do i caktonte edhe plumbin, jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS.

Këtë rast, kjo situatë e krijuar në PS, reflektohet në shoqëri. Ne u shndërruam në një komb që ecën duke shkelmuar mbi dinjitetin dhe votën e lirë. Jam dakord që është përgjegjësi e jona dhe e demokratëve. Jo, ne sot s’do e tolerojmë. U tolerua se kryetari emëronte 60% të kryesisë pa pyetur anëtarët. Merrte çdo lloj vendimi sikur të ishte grupim marksist leninist. Nuk ka asgjë tjetër më jetike për ne se sa të ruajmë votën e lirë të funksionimit tonë” – tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat