Zgjedhjet për kryetar të PD-së/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e procesit

Shqipëria

Zgjedhjet për kryetar të PD-së/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e procesit

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:41
Ibsen Elezi

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen e procesit zgjedhor e cila pritet të zhvillohet më 22 maj.

Në një deklaratë për mediat, Elezi u shpreh se pas kandidimit, ka vënë re një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore në të gjithë këtë proces.

Sipas tij, në PD nuk po zbatohet asnjë nga elementët e primares dhe debatit, teksa shton se ka pasur defekte të renda me listat.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtne e procesit sipas normave statuore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mosorganizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë” – tha Elezi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat