Zgjedhjet për kryetar të PD/ Komisioni i Rithemelimit: Qendrat e votimit do të jenë hapur derisa të votojë edhe anëtari i fundit

Shqipëria

Zgjedhjet për kryetar të PD/ Komisioni i Rithemelimit: Qendrat e votimit do të jenë hapur derisa të votojë edhe anëtari i fundit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procesi i votimit për kryetar të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Në njoftim thuhet se procesi ka nisur normalisht dhe do të vijojë derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD.

Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.

Procesi ka filluar e vijon normalisht.

Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat