Emri/ I dënuar me tre vite burg për plagosjen e një personi, policia arreston 27-vjeçarin në Tiranë!

Shqipëria

Emri/ I dënuar me tre vite burg për plagosjen e një personi, policia arreston 27-vjeçarin në Tiranë!

Më: 22 maj 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Rigers Mahmuti 27-vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje.

Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim pasi në lidhje me këtë vepër penale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim.

Kapja e tij është bërë pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative ku janë zbuluar detaje për vendndodhjen e tij.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Three”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

– Rigers Mahmuti, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat