Alibeaj caktoi emrat për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”/ Balla: Më në fund, kemi shumë punë për të bërë!

Shqipëria

Alibeaj caktoi emrat për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”/ Balla: Më në fund, kemi shumë punë për të bërë!

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:01
Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj

Pasi Enkelejd Alibeaj ne mbledhjen e sotme te Grupit Parlamentar miratoi emrat e anëtarëve për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale ka ardhur edhe reagimi i mazhorancës. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e përshëndeti këtë qëndrim të opozitës duke thënë se kanë më shumë se tre muaj që i presin.

Balla u shpreh se sapo të depozitohen emrat, do të miratohen në seancën më të afërt parlamentare dhe më pas nis puna.

“Në mes të shkurtit ne kemi miratuar ngritjen e komisioneve. Ka kaluar më shumë se tre muaj, kemi pritur prej kohësh që opozitë të sjellë emrat. Kanë mbetur edhe tre muaj nga mandatet e tyre. Kohë e humbur, por mirëkuptohen. Të hënën do të sjellin kur do të depozitojnë emrat. Në seancën më të parë të miratohen emrat dhe brenda dy ditësh mblidhet komisioni për të filluar punën.

Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë hulumtime për të parë ecurinë e deritanishme të një reforme historike administrativo territoriale që ka rezultuar pozitive.

Ne kemi dhënë dakordësinë për këto komisione nuk kam çfarë të shtoj. E përshëndes faktin që më në fund opozita do sjellë emrat  që këto komisione të ngritura me konsensus të vazhdojnë punën”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat