Ndërron jetë ish-presidenti Nishani, Rama: U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes

Shqipëria

Ndërron jetë ish-presidenti Nishani, Rama: U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes

Më: 28 maj 2022 Në ora: 17:06
Bujar Nishani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë ngjarje tragjike.

“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, shkruan Rama.

Ish-Presidenti  Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 58- vjeçare.

Prej më shumë se një muaji ,ish-Presidenti u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ra në gjendje kome.

Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin një vendim për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.

Nishani u shtrua  në ish Sanatoriumin e Tiranës në datën 20 prill për shkak të komplikacioneve të një pneumonie të mbivendosur mbi fibrozat post covid në mushkëri. Në 23 prill u zhvendos në Gjermani.

Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i Covid 19 i la në organizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat