Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani/ Ambasada e SHBA-ve: Kontributi i tij në PD dhe si kreu i shtetit do mbahet mend nga partnerët e shumtë

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani/ Ambasada e SHBA-ve: Kontributi i tij në PD dhe si kreu i shtetit do mbahet mend nga partnerët e shumtë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.  

Në mesazhin e saj të ngushëllimit drejtuar familjes së ish-kreut të Shtetit, ambasada amerikane shkruan se kontributi i Bujar Nishanit për Partinë Demokratike, zhvillimin e vendit dhe raporteve Shqipëri-SHBA do të mbahet mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta.

Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan ambasada amerikane në mesazhin e saj drejtuar familjes së ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat