Sharrah: Dje nuk ka pasur interes për votën e diasporës, sot vota debat në politik

Shqipëria

Sharrah: Dje nuk ka pasur interes për votën e diasporës, sot vota debat në politik

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:18
Besa Sharrah

Besa Sharrah nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, është shprehur në të shkuarën vota e shqiptarëve në që jetojnë nëpër botë nuk ka qenë e rëndësishme.

Në një intervistë për RTV Ora me Sebastian Zonja, ajo u shpreh se më parë nuk ka pasur një përpjekje të sinqertë për të arritur votën e diasporës, ndërsa sot po ndodh e kundërta.

Ajo thotë se aktorët politikë brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë interes për votën e shqiptarëve në diasporë.

Besa Sharrah: Flasim për 8 milionë shqiptarë të regjistruar nëpër botë, megjithatë nuk dihet sa qytetarë shqiptarë janë. Mendoj se një nga problematikat që ne kemi pasur në të shkuarën ka qenë realisht një problematikë me hapa të sinqerta, për të cilat njerëzit që kanë qenë të përfshirë nuk kanë pasur interes që të kenë një votë të diasporës për Shqipërinë ose diasporës shqiptare për të votuar në Shqipëri. Në shumë raste nuk ka pasur një përpjekje të sinqertë për të arritur votën e diasporës. Sot shohim diçka ndryshe. Duket sikur ka një vullnet politik nga të gjitha anët e përfshira në atmosferën politike shqiptare, dhe kjo është një gjë e mirë. Kur ne filluam të bënim këtë përpjekje për votën e diasporës e ndjenim se do ishte shumë e thjesht, por hasëm problematika të mëdha me vullnetin politik. Tani shohim se ka një vendim të përbashkët për të gjithë aktorët politikë si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat