I vihet tritol automjetit në Kamëz, dëmtohet edhe biznesi pranë tij

Shqipëria

I vihet tritol automjetit në Kamëz, dëmtohet edhe biznesi pranë tij

Më: 31 maj 2022 Në ora: 07:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Blu. Në një mjet tip Audi Q7, të parkuar, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Veç mjetit, janë dëmtuar edhe disa xhama të jashtëm të një dyqani aty pranë.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat