Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Bujar Nishani

Shqipëria

Ilir Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Bujar Nishani

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:59
Ilir Meta dhe Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar pas vdekjes me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-presidentin Bujar Nishani.

Kjo është edhe dekorata më e lartë që jepet nga presidenti i Shqipërisë.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar”.

Meta thotë se Nishani do të vlerësohet si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.

“Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut” ka shkruar Meta në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat