Bajram Begaj drejt votimit si president/ Pampuri: Nuk kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje e Ramës

Shqipëria

Bajram Begaj drejt votimit si president/ Pampuri: Nuk kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje e Ramës

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:39
Bajram Begaj drejt votimit si president/ Pampuri: Nuk kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje e Ramës

Zëdhënësja e grupit të Alibeajt, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhur me emrin e nxjerrë nga Partia Socialiste si kandidat për kreun e ri të shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se demokratët janë përpjekur të jenë pjesë e procesit, por në fund doli një process i njëanshëm dhe emri u nxor vetëm nga PS.

Ajo sqaron se nuk është kundër emrit të Bajram Begajt sepse është ushtarak, por sepse është ‘emri i Ramës’.

“Edi Rama do zyrtarizojë sot në mënyrë të njëanshme emërimin e Presidentit të Republikës, që nxorri dje nga xhepi, pa asnjë proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Propozimi i kandidatit për President nga nongratat e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të damkosur nga SHBA se kanë vjedhur vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, është prova e qartë e mungesës së legjitimitetit të PS për të zgjedhur njëanshmërisht Presidentin e Republikës.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u përfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehëm, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndertonim një proces që i jepte Shqipërisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Legjitimimi i këtij procesi të njëanshëm dhe fshehja pas artificave procedurale, gjoja me votë kundër sepse është ushtarak, është shërbimi më i mirë për ti dhënë tiparet e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës. Bajram Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Edi Ramës, në bashkëpunim me mafian e pronave shtetërore. Çdo cicërimë e ndryshme është thjeshtë fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama, pikërisht nga të njëjtët individe që deri dje akuzonin duke shpifur kolegët e tyre se po beheshin pjesë e “farsës“, shkruan Pampuri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat