Presidenti i ri/ Berisha lë Parlamentin: Bajram Begaj e nisi udhën në detyrën e tij duke shkelmuar Kushtetutën

Shqipëria

Presidenti i ri/ Berisha lë Parlamentin: Bajram Begaj e nisi udhën në detyrën e tij duke shkelmuar Kushtetutën

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 18:27
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar antikushtetuese procesin që u zhvillua për votimin e Presidentit në Parlament.

Berisha u largua nga Parlamenti, dhe në nëj prononcim për mediat, u shpreh se Bajram Begaj e nis udhën e tij në krye të shtetit në shkelje të Kushtetutës.

“Sot, në Parlamentin e Shqipërisë, po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutës, për President Republike, njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit të FA-së në karrigen e Kreut të Shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur, nenin 167 të Kushtetutës, nen i cili, sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera përveç detyrave të usghtrisë.

Kandidati që votohet sot, nis udhën e tij duke shkelmuar me këmbët Kushtetutën. Pasi ai kandidon për President si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen, ka zero vlerë” – tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat