Shkelje gjatë punimeve për vendosjen e kondicionerëve në prokurorinë e Elbasanit, Apeli i Tiranës liron tre nga personat e arrestuar

Shqipëria

Shkelje gjatë punimeve për vendosjen e kondicionerëve në prokurorinë e Elbasanit, Apeli i Tiranës liron tre nga personat e arrestuar

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga qelia tre nga personat e arrestuar nga policia në lidhje me punimet për vendosjen e sistemit të kondicionimit në godinën e prokurorisë së Elbasanit.

Pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar mospranim të ankimeve, trupa gjykuese e Apelit e drejtuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti ka vendosur ndryshimin e vendimit të datës 28 Maj.

Kështu janë liruar nga qelia I.D., D.M., dhe V.M. Me vendim gjykate ndaj tyre është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.  Ndërkohë në arrest me burg mbetet vetëm Ardian Lloshi.

Ata u arrestuan pak javë më parë në kuadër të operacionit “Chiller” pasi akuzoheshin për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh gjatë punimeve në Prokurorinë e Elbasanit.

Njoftimi i prokurorisë

Në kuadër të  operacionit të koduar “CHILLER” , ku u bë i mundur arrestimi i shtetasave me iniciale A.L dhe VM, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim i dokumentave”,   në lidhje me punimet për vendosjen e sistemit të kondicionimit në godinën e Prokurorisë së Elbasanit. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me  caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale D.M, V.M, A.L dhe I.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikim i dokumentave”,  parashikuar nga neni  143/3 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1243 Akti, datë 28.05.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim D.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim V.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim Ardian Loshi te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim Ibrahim Dragoshi te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

-Ngarkohet Policia Gjyqesore per ekzekutimin e ketij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.M, V.M dhe I.D

Prokuroria e Apelit Tiranë, kërkoi  mospranimin e ankimeve.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Alma Ahmeti, me vendimin nr. 529, datë 14.06.2022 vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr.1243 Akti datë 28.05.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si me poshtë vijon:

-Caktimin ndaj personit nën hetim I.D, për të cilin është verifikuar masa e sigurimit me vendimin

nr.1243/1 akti datë 02.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si masë sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim I.D të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit I.D nëse nuk mbahet për një masë sigurimi tjetër apo vendim denimi.

-Caktimin ndaj personit nën hetim D.M, për të cilin është zbatuar masa e sigurimit në datë 12.06.2022, si masë sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim D.M të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit D.M nëse nuk mbahet për një masë sigurimi tjetër apo vendim denimi.

-Caktimin ndaj personit nën hetim V.M, për të cilin është zbatuar masa e sigurimit në datë

12.06.2022, si masë sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Urdhërohet personi nën hetim V.M të paraqitet pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit V.M nëse nuk mbahet për një masë sigurimi tjetër apo vendim denimi.

-Urdherohet Prokuroria e Apelit Tirane per ekzekutimin e ketij vendimi.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat