Flakët përfshijnë zonën pranë bregdetit në Lezhë, rrezikohen edhe bizneset!

Shqipëria

Flakët përfshijnë zonën pranë bregdetit në Lezhë, rrezikohen edhe bizneset!

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të shtunë zonën e kënetës, pranë bregdetit të Tales në Lezhë.

Burimet bëjnë me dije se flakët janë shfaqur rreth orës 17:00 dhe janë favorizuar dhe nga era.

Sipas të njëjtave burime, flakët janë përhapur në një siperfaqe të madhe, duke vënë në rrezik edhe bizneset përgjatë bregdetit.

Ndërkohë, dy automjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat