Trafiku i rënduar në Vlorë, Qato: Policia rrugore ka bërë një plan të plotë për sigurinë rrugore

Shqipëria

Trafiku i rënduar në Vlorë, Qato: Policia rrugore ka bërë një plan të plotë për sigurinë rrugore

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 19:11
Altin Qato

Altin Qato shef i qarkullimit rrugor foli në lidhje me situatën e trafikut në qytetin e Vlorës dhe zgjidhjet që mund të marri për ti dhënë frymë qarkullimit rrugor në qytet përgjate sezonit veror.

Altin Qato: Është një aks rrugor tepër i ngarkuar për shkak të fluksit të madh të mjeteve dhe aksit rugor të kufizuar. Policia rrugorë ka bërë një plan të plotë që me fillimin e sezonit deri në përfundim të sezonit. Ka rritur gadishmërinë e forcave, ka maksimalizuar punonjësit e policisë. Qëllimi është të maksimalizojmë sigurinë rrugore dhe të mbajmë një trafik të kontrollueshëm.

Përsa i përket lehtësimit që mund të kenë qytetarët gjatë sezonit veror lidhur më gjobat Qato u shpreh se aty ku ka shkelje nuk mund të bëhet tolerim. Kjo sipas tij e gjitha në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore.

Altin Qato: Nuk kemi qëllim në vetvete masat administrative pasi policia nuk ka asnjë normë. Qëllimi është rritja e sigurisë, mbajtja e një trafiku normal të lehtësuar për qytetarët. Normalisht kur jemi para konstatimit të shkeljeve policia do të ndërhyjë pasi këtë detyrë ka policia përveçse edukon e ndërgjegjëson. Parkimi i gabuar rreth 20 për qind të masave administrative zë në volum, pra nuk është e saktë konstatimi që masat kryesore i zë parkimi por dhe kur ka parkime të gabuara policia do të ndërhyjë pasi mund të rritet risku për aksidente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat