Hoxha tregon paralajmërimin që mori nga prokurori belg dhe mesazhin e fortë për zyrtarët

Shqipëria

Hoxha tregon paralajmërimin që mori nga prokurori belg dhe mesazhin e fortë për zyrtarët

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:08
Artan Hoxha

I ftuar në “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga biseda që ka pasur me prokurorët belgë para të cilëve dëshmoi së fundmi në lidhje me dosjen e ‘Toyota Yaris’.

Gazetari u shpreh se prokurori e vuri në dijeni para se të niste dëshminë në lidhje me nenet e caktuara. Hoxha shtoi se prokurori belg i ka thënë që në momentin që kuptonte që i rrezikohej jeta informatorit të tij, të mos fliste më.

Hoxha tha më tej se nëni 103 të cilit i referohet SPAK ka pësuar disa ndryshime për miratimin e reformës dhe se ka një dispozitë që e detyron gazetarin të mos publikojë informacione që përbëjnë sekret hetimor.

“Rastet që kemi pasur, dy vitet që kam qenë, rasti i fundit që shkova në Belgjikë më tërhoqi vëmendjen diçka. Prokurori më tha që në momentin që informatorit tënd i rrezikohet jeta, ke të drejtë të mos flasësh më. Ma bëri të qartë që në fillim. Tani çfarë ka ndodhur. SPAK iu referua nenit 103 të kodit të procedurës penale. Aty është një ndryshim për ligjin e reformës dhe në këtë nen ndalimi i publikimit të aktit përcaktohet se për kë vlen. Dhe vlen për zyrtarët. Dhe në një tjetër thuhet nëse gazetari vihet ne dijeni se një informacion është sekret hetimor, nuk mund ta publikojë,”- tha Hoxha.

Pak ditë më parë, SPAK lëshoi një urdhër ku kërkoi ndalimin e publikimit të të dhënave në lidhje me dosjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Përmes një deklarate të dytë, SPAK sqaroi se urdhri në fjalë i referohej vetëm një gazetari, pasi sipas tyre kishte nxjerrë të dhëna që përbënin sekret hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat