Evi Kokalari del me deklaratën e papritur për 3 njerëzit më të afërt të Sali Berishës

Shqipëria

Evi Kokalari del me deklaratën e papritur për 3 njerëzit më të afërt të Sali Berishës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 09:23
Evi Kokalari

Ditën e djeshme avokati Altin Goxhaj shpërtheu i revoltuar pas Tryezës (Shqipëria në rrezik! ç’duhet të bëjmë?!) të organizuar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka shpërthyer në akuza kundër gazetarit Çim Peka, si dhe Drejtorit për Komunikimin, Alfred Lelën, të cilët i akuzon se i kanë censuruar fjalën.

Pas revoltimit të Goxhajt ka ardhur një reagim edhe nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ edhe deputetin demokrat Belind Këlliçin.

“Problem i madh kur i jep një kamonisti mikrofon dhe internet. Të flet sikur po pi raki në një vendpushim autostrade.

E mo Avokati Altini ç’të ka gjetur dhe ty!! Taksiratet i kemi nga ai i riu i FRPDse.”, shkruan Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat