Dyshimet për testin e biologjisë, Kushi: I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja, po kunsultohemi për testin

Shqipëria

Dyshimet për testin e biologjisë, Kushi: I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja, po kunsultohemi për testin

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:51
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një status në rrjete sociale ka theksuar se shqetësimet e maturantëve pas provimit të sotëm të biologjisë po i ndjek me shumë vëmendje, duke i siguruar ata se për çdo rast do të merren masat e nevojshme.

Ajo ka publikuar një link me skemën e vlerësimit të zgjidhjeve të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

Kushi: Të dashur maturantë, i kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë. Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të zgjidhjeve të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat