E shtunë e zezë! Aksidentohet familja në Kukës, vdes 40-vjeçari në Tiranë, mjeti ndahet në dysh në Maliq

Shqipëria

E shtunë e zezë! Aksidentohet familja në Kukës, vdes 40-vjeçari në Tiranë, mjeti ndahet në dysh në Maliq

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një familje është aksidentuar gjatë orëve të mbrëmjes në afërsi të Kukësit, ndërsa po udhëtonte nga Hasi.

Të plagosur kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët, kurse babai drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta. të tre janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe manovrimi i gabuar i njërës prej makinave.

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në tiranë pasi u përplas me një betoniere në Rrugën e Elbasanit në dalje të kryeqytet. ai po udhëtonte me motor. Policia njoftoi se 40-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Një automjet ka dalë nga rruga mesditën e të shtunës në fshatin Pirg në Maliq. dhe është përplasur me trafikndarësen anësore të rrugës.

Siç duket dhe nga pamjet përplasja ka qenë aq e fortë sa trafikndarësi e ka ndarë në mes automjetin. drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të shumta dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina. ai u dërgua në spitalin e Korçës për mjekim. Gjendja e tij paraqitet e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat