E pazakontë në Gramsh! Gruaja merret nën hetim sepse ka fyer me mesazhe një burrë

Shqipëria

E pazakontë në Gramsh! Gruaja merret nën hetim sepse ka fyer me mesazhe një burrë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një 36-vjeçare në Gramsh është marrë nën hetim pasi dyshohet se ka fyer përmes mesazheve një burrë.

Policia njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për E. N., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi dyshohet se ka fyer, përmes mesazheve telefonike, shtetasin I. Xh.

Mbi gruan rëndon vepra penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve  telefonike”, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat