Bashkë me verën fillojnë edhe sherret, për hapësirat e plazhit në Shëngjin goditet me lopatë një person

Shqipëria

Bashkë me verën fillojnë edhe sherret, për hapësirat e plazhit në Shëngjin goditet me lopatë një person

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Një sherr me dy personave ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit.

Bëhet me dije se një pushues, Paris Deda ka goditur me lopatë pronarin e një subjekti, Armando Markun.

Marku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i cili pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u nis me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për ndarjen e hapësirave në plazh.

Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po vazhdojnë shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e çdo prove si dhe çdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat