Makina përplas dy fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital - policia jep detaje

Shqipëria

Makina përplas dy fëmijë, dërgohen me urgjencë në spital - policia jep detaje

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Dy fëmijë janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Tepelenë, ku një shofer me “Toyota” përplasi fëmijët, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Tepelenës për të kryer procedurat e mëtejshme.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat