Aksidentoi me makinë dy fëmijë, vihet në pranga 46-vjeçari në Gjirokastër

Shqipëria

Aksidentoi me makinë dy fëmijë, vihet në pranga 46-vjeçari në Gjirokastër

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin A.B, 46-vjeç banues në Tepelenë pasi përplasi me makinë dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat