“Rrugët në Shqipëri më të shtrenjta se në BE’- Presidenti Meta ngre alarmin

Shqipëria

“Rrugët në Shqipëri më të shtrenjta se në BE’- Presidenti Meta ngre alarmin

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, kryesisht ato për ndërtimin e rrugëve.

Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit deklaron se PPP-të dhe koncesionet dëshmojnë qartësisht korrupsionin dhe klientelizmin qeveritar.

Presidenti shton gjithashtu faktin se kostoja e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri është më e lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, duke treguar qartazi abuzimin me fondet publike.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.

Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.

Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.

Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.

Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat