“Alarmante”, Klodiana Lala plas deklaratën e fortë

Shqipëria

“Alarmante”, Klodiana Lala plas deklaratën e fortë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 08:03
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kokainën në Shqipëri e përdorin ata persona që kanë para sepse siç ajo e konsideroi atë është një domen i të pasurve sepse kushton.

Ajo tha më tej se alarmante është fakti i hashashit dhe drogërave sintetike që po përdoren në masë nga të rinjtë, një moshë gjithnjë e në ulje.

“Kokainën në Shqipëri e përdorin disa persona që kanë mundësi parash për të shpenzuar. Sot që flasim konsumatorët janë të hashashit dhe drogërave sintetike dhe kjo duhet të na alarmojë sepse janë të rinjtë e të rejat që po e përdorin. Është ulur ndjeshëm mosha e përdoruesve, por nuk e mendoj se jemi të dytët në renditjen e përdoruesve. Ka të rinj që e përdorin, çështja është se kokaina në Shqipëri është domen i të pasurve, është drogë që kushton”, tha Lala.

Ndërsa sa i përket kanabizimit të vendit kjo u kuptua në momentin kur pati sulme ndaj zyrtarëve të policë.

“Vitin e fundit ka ndodhur që kultivuesit po ndiqnin dy linja të ndryshme, po punonin fort me bimë që rritet shpejt edhe pse nuk është e cilësisë më të mirë dhe e dyta shtëpitë e barit të cilat janë të përhapura në vende të ndryshme të Shqipërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat