Turistët ankohen për mushkonjat në plazh, specialistët: Dezinsektimi duhet të ishte bërë para stinës së verës

Shqipëria

Turistët ankohen për mushkonjat në plazh, specialistët: Dezinsektimi duhet të ishte bërë para stinës së verës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Që në nisje të sezonit turistik pushuesit janë ankuar për bezdisjen dhe pickimin nga mushkonjat, por dhe insektet. Fenomen i cili ndeshet më së shumti në plazhet e Lezhës, Velipojës dhe Durrësit.

Specialistët shprehen se dezinsektimi duhet të ishte kryer para stinës së verës, që mos të përbente shqetësim për shëndetin e pushuesve.

Për shkak të pickimit nga mushkonjat apo insektet në zonat e plazheve, kategori të ndryshme qytetarësh mund të kenë edhe pasoja serioze në shëndet.

Vitet e shkuara dezinsektimi i zonave turistike është realizuar që në Maj, por këtë sezon një proces i tillë ende nuk ka ndodhur për shkak të dështimit të tenderit dhe burokracive që organizoi Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat