Humbi jetën me djalin në aksident në Berat, nëna 25-vjeçare kishte vetëm 20 ditë me patentë

Shqipëria

Humbi jetën me djalin në aksident në Berat, nëna 25-vjeçare kishte vetëm 20 ditë me patentë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:40
Foto nga aksidenti që ndodhi në Berat, ku humbi jetën një 15-vjeçar

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”, ku makina që po drejtonte 25-vjeçarja ra në lumë.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në Bashkinë Berat, Kosta Angjeliu shprehet se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet.

Ai thotë se barrierat metalike vendosen vetëm në rrugë nacionale, autostrada dhe jo në mes të qytetit.

Sipas burimeve nga Policia Rrugore në Berat mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin pasi sipas burimeve po të ekspertëve qarkullimit 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj humbi jetën një ditë më parë me të birin, teksa po ktheheshin nga shkolla, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum.

Qytetarët bënë përpjekje për t’i nxjerrë nga makina, pasi kjo e fundit përfundoi në lumë, por pa rezultat, pasi fatkeqësisht nënë e bir u mbytën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat