Turqia i hapi rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, reagon Presidenti Meta

Shqipëria

Turqia i hapi rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, reagon Presidenti Meta

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:22
Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Turqisë për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kreu i Shtetit shqiptar, me anë të një postimi në Facebook shkruan se ky ishte një vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese.

Postimi i Ilir Metës:

E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike.

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Presidenti Finlandez me anë të një deklarate zyrtare.

“Progresi erdhi pas të tre vendet nënshkruam një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, ka thënë Niinisto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat