‘Gjirokastra pa ujë’, Tritan Shehu: Një tjetër arsye për t’ju bashkuar protestës më 7 korrik

Shqipëria

‘Gjirokastra pa ujë’, Tritan Shehu: Një tjetër arsye për t’ju bashkuar protestës më 7 korrik

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:54
Tritan Shehu

Në një reagim në Facebook Tritan Shehu ka denoncuar mungesën  e ujit në Gjirokastër. Shehu bën thirrje që qytetarët ti bashkohen protestës së thirrur më 7 korrik, ndërsa shton se mungesa e ujit një tjetër arsye për të protestuar.

Statusi:

Qarku i Gjirokastres! Mungesa e ujit, nje motiv me shume per te protestuar me 7 Korrik!

Spekullimet per ujesjellesat lene pa uje banore te Qarkut te Gjirokastres:

Mjaftojne dy shembuj per te kuptuar realitetin:

1-Kelcyre, ujesjellesi i perfunduar vetem 2 vite me pare.

Me vlere 2 Milion E, pothujse nuk funksionon nga problemet teknike ne tubacione, sepse ne vend qe ata te cojne ujin tek banoret, plasin kudo duke kthyer ne “liqene” rruget e trotuaret, duke i demtuar rende edhe ato.

2- Ujesjellesi i Lazaratit, nje investim dhe ai prej reth 2 M Euro, cilesia e punimeve te te cilit u kritikua qe gjate tyre.

Shume shpejt mbas perfundimit ai nuk funksionon per jave te tera, sepse pompa del jashte perdorimit….qenka nje tip i “vecante”, pra u duhej kohe per ta zevendesuar!!!

Por duke ditur dhe cilesine e punimeve te tjera, shume probleme do te vijojne.

Nderkaq banoret e ketyre zonave vuajne per ujin e pijshem.

Por jo vetem ata, ky problem jetik i mbetur pa zgjidhje eshte shume me i gjere ne ate Qark.

Edhe ne pjese te tjera shume te gjera te bashkive te Memaliajt, Tepelenes, Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Permetit, vazhdon i njejti problem, mungesa e ujit te pijshem, vecanerisht gjate stines se veres.

Edhe ky eshte nje motiv tjeter per te protestuar me 7 Korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat