“Në rast shpërthimi, shuhet e gjithë zona,” banorët e Porto Romanos sërish thirrje për heqjen e depozitave të gazit

Shqipëria

“Në rast shpërthimi, shuhet e gjithë zona,” banorët e Porto Romanos sërish thirrje për heqjen e depozitave të gazit

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e Porto Romanos në Durrës kanë protestuar përsëri në lidhje me depozitat e gazit që gjenden pranë zonës ku ata kanë banesat e tyre.

Banorët kërkojnë të merren masa dhe të shmanget një tragjedi e mundshme, pasi siç shprehen ata, nëse ndodh përsëri një incident si ai i disa ditëve më parë, e gjithë zona do të shuhet nga shpërthimi.

Kërkesa e vetme e tyre është që firma që ka instaluar depozitat e gazit, të largohet nga ai vend. Dy javë më parë në këtë vend shpërtheu një zjarr gjatë procesit për mbushjen e bombolave të gazit të përmasave të ndryshme.

Zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll, duke shmangur një katastrofë të mundshme. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe automjetet e stacionit zjarrfikës të qytetit, ndërkohë që këta të fundit kanë ndëshkuar firmën “Power Gas” me masë administrative.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat