“Nëse s’jep dorëheqje, Rama duhet t’ju shkarkojë”, Vokshi: Keni përgjegjësi për degradimin e sistemit arsimor!

Shqipëria

“Nëse s’jep dorëheqje, Rama duhet t’ju shkarkojë”, Vokshi: Keni përgjegjësi për degradimin e sistemit arsimor!

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:04
Albana Vokshi

Deputetja Albana Vokshi nga foltorja re Kuvendit ka reaguar sërish për padinë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri në Gjykatë për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve.

Demokratja tha se dje ishte paraqitur në Gjykatë ku kishte dhënë prova. Mes të tjerash Vokshi i qëndroi edhe një herë thirrjes që Kushi duhet të japë dorëheqje, pasi ka degraduar sistemin arsimor.

“Dje u paraqita vetë për të dhënë provat. Jo vetëm ato që kam shkruar, që më kanë ardhur nga mësues nga qarku i Elbasanit, ju refuzuar që të paraqiteshit. Do të jem në 14 korrik në orën 12. Koha ka provuar se pyetjeje në inboxin tim ishin dhe ato që kanë rënë në provim.

Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor. Kush e ka fajin për këtë ? Jeni ju që e keni degraduar arsimin. Jemi përgjegjësi ligjore dhe morale. Nëse ju ka ngelur fare pak moral, duhet të jepni dorëheqje në të njëjtën ditë kur shkatërruar maturën shtetërore. Kush mban përgjegjësi për këta studentë që janë larguar jashtë? Kush mban përgjegjësi që arsimit është kthyer në këtë gjendje? Nëse ju nuk jemi dorëheqje, kryeministri duhet t’ju shkarkojë.”, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat