Flakët përfshijnë malin në Velipojë. Punëtorët tentojnë ta shuajnë me degë peme

Shqipëria

Flakët përfshijnë malin në Velipojë. Punëtorët tentojnë ta shuajnë me degë peme

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Malin Kolaj në Veliopjë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar rojet mjedisore dhe disa banorë të zonës, të cilët tentojnë të fikin flakët me mjete rrethanore, sic janë degët e pemëve.

Në  këtë video, shihet një punëtor i cili përpiqet të shuajë zjarrin.

Pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se 16 zjarrfikëse me një vlerë prej 2.1 milionë euro, mbështetje nga TAP, do t’u vijnë në ndihmë 10 bashkive ku kalon gazsjellësi për të shtuar kapacitetet në përgjigje të situatave që mund të krijohen nga zjarret gjatë kësaj vere të nxehtë, por jo vetëm.

“Bashkë me forcimin e kapaciteteve na duhen komunitete më aktive, bashki më të përgjegjshme për sinjalizim të hershëm dhe reagim më të shpejtë. Mirënjohje TAP për këtë ndihmë tejet të vlefshme!”, shkroi Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat