Rama: Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik

Shqipëria

Rama: Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama i uroi sot qytetarët me gëzimin e ditës së parë të një korriku të mirëseardhur.

Rama shprehet se Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik.

“Mirëmëngjes dhe me gëzimin e ditës së parë të një korriku të mirëseardhur, në një Shqipëri që ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik, ju uroj ta kaloni sa më bukur sot”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore është kthyer vitet e fundit në një nga atraksionet më të preferuara të turistëve të huaj.

Gjatë stinës së dimrit dhe pranverës së këtij viti sipas agjencisë së statistikave INSTAT janë 594 mijë turistë më shumë se viti 2021. Në maj, numri i vizitorëve të huaj është 604 430 dhe krahasuar me muajin maj të një viti më parë, ky numër është rritur me 83,9 %.

Konkretisht në maj të 2022 Shqipëria është vizituar nga 1 667 691 turistë të huaj, ndërsa në maj 2021 u regjistruan 1 083 601 turistë të huaj.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj., Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat