Të rinjtë zihen me grushte/ Policia jep detaje: Ishin të dehur dhe po godisnin njëri-tjetrin

Shqipëria

Të rinjtë zihen me grushte/ Policia jep detaje: Ishin të dehur dhe po godisnin njëri-tjetrin

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me grushte në zonën e Farkës. Në lidhje me këtë ngjarje, policia thotë ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për tre persona.

Këta shtetas sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa video e sherrit është publikuar në mediat sociale.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

NJOFTIMI I POLICISE

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen disa persona që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

– D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat