Braçe thirrje qytetarëve: Lërini kafet, hajde shesim shalqinin

Shqipëria

Braçe thirrje qytetarëve: Lërini kafet, hajde shesim shalqinin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:43
Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion u ka bërë thirrjë qytetarëve të lënë kafenetë që të ndihmojnë fermerët që të sheshin shalqinin.

Ai ka denoncuar një skemë të padrejtë, siç e cilëson duke thënë se shalqini po blihet me një çmim shumë të ulët dhe më pas nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e nxjerrin në Europë me një çmime 3-fish më të lartë.

“Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin!
Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh;

Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet! Ejani atje e merruni me lojeën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë evropen por me cmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp”, shkruan Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat