Parakalime të gabuara dhe shpejtësi e lartë, gjobiten 50 shoferë në Gjirokastër

Shqipëria

Parakalime të gabuara dhe shpejtësi e lartë, gjobiten 50 shoferë në Gjirokastër

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

50 drejtues mjetesh janë gjobitur këtë fundjavë në Gjirokastër pasi janë kapur duke qarkulluar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, janë identifikuar 50 shoferë që po kryenin parakalime të gabuara, ishin me shpejtësi tej normave të lejuara apo në shkelje të tjera, që janë burim për aksidente rrugore.

Njoftimi i policisë:

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, duke monitoruar qarkullimin rrugor, me radarë automatik, ka konstatuar dhe ndëshkuar 50 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara dhe shkelje të tjera, që janë burim për aksidente rrugore.

Monitorimi i akseve rrugore të qarkut Gjirokastër do të vijojë dhe në ditët në vazhdim.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kufizojnë shpejtësinë, të mos drejtojnë automjetet, në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, por të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat