“Tani kalojnë dhe b…mat”, Hoxha del me reagimin e papritur, thumbon keq me mesazhin

Shqipëria

“Tani kalojnë dhe b…mat”, Hoxha del me reagimin e papritur, thumbon keq me mesazhin

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 08:43
Artan Hoxha

Ditën e djeshme është hapur për qarkullimin rruga e re Kardhiq-Delvinë sëbashku me tunelin e Skërficës.

Kryeministri Rama u prit nga banorët e Gjirokastrës dhe të Delvinës me këngë polifonike dhe ushqimet tradicionale të zonës. Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ironik.

Postimi i Hoxhës:

Kur lexova kete titull te medias se lire dhe te mosvarme, per hapjen e tunelit te Skerfices, nuk me mbeti gje tjeter per te thene, perveçse,

Urraaaaaa…

Po sidomos pasqyrimi “profesional” i “gazit dhe harese”, shoqeruar me tekstin heroik te kenges polifonike labe, kushtuar kryeministrit dhe dy ministrave te Transportit:

“Ketu mezi shkonin trimat….”

I thotë qafa e skërficës

Luvadhit dhe Gramatesë

Paska dhe male mbi male

Që të çajnë mes për mes.

Tre janë emrat që ja bënë

Këtë dhuratë labërisë

Damjani edhe Balluku

Dhe kreu i qeverisë.

Nisën punimet e para

Seneja 2000 e shtatë

Por e sosi Edi Rama

Më pak se gjysëm mandatë

Ti e lidhe labërinë

Me rrugë kryq e terthorë

Kurveleshin me Himarën

Tepelen Kuç edhe Vlorë.

Këtu mezi shkonin trimat

Për Senicë e Taroninë

Tani lidhet me tunelin

Gjirokastra me Delvinë 

Mbaso do meren me grupin

Që e mburrëm qeverinë

Kush punon për këtë truall

Këngën labe ka shpërblim…

Ndersa po e degjoja kengen me nje mik nga Tepelena, atij i shkrepi ne mendje t’i shtonte dhe vargun qe do ta bente me epike kengen:

“Ketu mezi shkonin trimat,

Tani kalojne dhe b…mat”

Frymezim leberish me nje fjale, nuk ta pertojne…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat