U hodh nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen/ Zbardhet ngjarja në Sarandë, tentoi të largohej...

Shqipëria

U hodh nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen/ Zbardhet ngjarja në Sarandë, tentoi të largohej...

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një nënë u hodh nga kati i dytë i maternitetit së bashku me foshnjën e saj.

Mësohet se 35-vjeçarja Mandolina Jashari po tentonte të largohej nga materniteti së bashku me foshnjën e saj pasi doktorët nuk e lejonin. Ajo është nënë dhe e 6 fëmijëve të tjera, ndërsa është në një gjendje të vështirë ekonomike. Sipas mjekëve ajo nuk ka një banesë apo vend të sigurt për foshnjën.

Menjëherë pas ngjarjes nëna dhe foshnja u transportuan për në spital, ku morën ndihmën e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Spitali i ka dërguar një letër zyrës sociale të bashkisë Sarandë, ku i kërkon ndihmë në rastin e gruas në fjalë.Rasti u skedua si tentativë për tu larguar nga spitali dhe jo tentativë vetëvrasje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat