“Pas burgosjes së Nanos nisi kthesa”, Milo: PS shihej me dyshim nga SHBA, ishte si trashëgimtare e …

Shqipëria

“Pas burgosjes së Nanos nisi kthesa”, Milo: PS shihej me dyshim nga SHBA, ishte si trashëgimtare e …

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:52
Paskal Milo

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ka treguar se Partia Socialiste në fillim shihej nga SHBA-të si një trashëgimi e partisë së Punës. Ai tha se gjithçka ndryshoi pas burgosjes së Fatos Nanos, gjë e cila ishte një akt politik.

Pas 93, Milo tregon se SHBA filloi të shikonte me sy kritik administratën e presidentit Berisha, me të cilin u “ftohën” marrëdhëniet pas zgjedhjeve të 96′, kur Berisha refuzoi të priste zëvëndës-sekretarin amerikan të shtetit.

Paskal Milo: Në vitet 91-93, PS-ja shihej me dyshim nga SHBA-ja, shihej si trashëgimtare e Partisë së Punës. Unë atëherë kam qenë afër dhe e shikoja vlerësimin që bëhej nga individë politikë të SHBA. Pas 93, pas burgosjes së Fatos Nanos, aty filloi kthesa sepse u pa fare qartë që burgosja e Nanos ishte një akt politik. Nuk ishte një akt që duhej gjykuar nga drejtësia, por ishte një akt i pastër politik. SHBA filloi të shikojë që nga ky moment me shumë kujdes administratën e presidentit Berisha.  Elementët kritik u shtuan edhe pas heqjes së Zef Brozit si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe këtu u shfaqën rezerva. Vijmë pastaj në momentin e zgjedhjeve të 96, që ishin pika kritike ku SHBA-të u afishuan kundër shkeljeve të normave më elementare të PD-së siç ishin zgjedhjet dhe në mënyrë të veçantë kur Berisha refuzoi të presë zëvëndës sekretarin amerikan të shtetit.  SHBA-të për këtë akt kanë bërë një deklaratë zyrtare dhe janë distancuar. Pas kësaj fillon rënia e marrëdhënieve personale të Berishës dhe PD-së me SHBA-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat