Salianji drejt burgut, “Foltorja” në rresht për të mbrojtur producentin e “Babales”

Shqipëria

Salianji drejt burgut, “Foltorja” në rresht për të mbrojtur producentin e “Babales”

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:52
Ervin Salianji

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Avokatët e deputetit të Partisë Demokratike Ledio Braho dhe Indrit Sefa, kërkuan që seanca të shtyhet me argumentin se janë në bojkot. Megjithatë seanca u shty pasi nuk plotësohej trupa gjykuese, sepse mungonte gjyqtarja Elona Tora, e cila dyshohet se ishte me Covid.

Deputeti Demokrat mbërriti ne Gjykatën e Apelit i shoqëruar nga disa deputetë të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati.

Në një prononcim për mediat, pas seancës, Salianji tha se do ta pranojë vendim e gjykatës, por megjithatë ai beson se do të ketë një vendimmarrje për pafajësi. Salianji theksoi se është manipuluar procesi me një dëshmitar të rremë.

“Po ça do bëj do hidhem përpjetë? Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh. Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar. Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore. Unë jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik. Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat