Inceneratorët/ Braimllari: Kërkojmë thellimin e çështjes. Denoncimi ndaj Metës e Kryemadhit nuk është njësoj me këtë

Shqipëria

Inceneratorët/ Braimllari: Kërkojmë thellimin e çështjes. Denoncimi ndaj Metës e Kryemadhit nuk është njësoj me këtë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:37
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka kërkuar nga studio e lajmeve në ‘Vizion Plus’ thellimin e mëtejshëm të çështjes së inceneratorëve nga organet përkatëse.

Në lidhje të drejtë përdrejtë me studion ai u shpreh i bindur se në këtë aferë korruptive janë të përfshirë figurat më të larta shtetërore të vendit.

“Në fakt LSI e ka kallzuar dhe pafitur këtë aferë korruptime në të cilën janë të përfshirë figurat më të larta të qeverisë. Është shumë e qartë që në të gjithë këtë proces përfshihet Erion Veliaj i cili me përgjegjësinë e tij të plotë ka ndryshuar fatin e koncesionit.

 Unë kam qenë vet në Këshillin Bashkiak para 8 viteve dhe nuk mund të merret asnjë firmë e thjeshtë pa miratimin e Këshillit Bashkiak e Kryetari.

Ajo çka kërkojmë ne ka të bëjë me thellimin dhe cuarjen më tej të këtyre procedurave.”

Pyetjes së spikerit Aleksandër Furxhi se këto akuza nga LSI vijnë ndaj qeverisë vetëm pak javë pasi gazeta e njohur gjermane bëri denoncime të forta ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, Braimllari i konsideroi ato vetëm fletushka që hidhen në ajër.

“Nuk është njësoj me fletushka që hidhen në ajër. Qytetarët duhet të marrin një përgjgje se çfarë po ndodh me aferën korruptive më të madhe në vend. Kjo çështje kaq e madhe nuk mund të mbrohet nga një person i vetëm. Kemi bërë një komunikim që jemi duke nxjerrë në pah të vërtetën, jemi sponsor të organit përkatës që merret dhe deri në fund unë besoj do të ketë denoncime dhe prova të reja për këtë dosje që është afera më e madhe korruptive në vend.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat