“Ka një trend të falsifikimit të kartëmonedhave”/ Ikonomi: Prerjet 50 e 100 euro, ja si i dallojmë

Shqipëria

“Ka një trend të falsifikimit të kartëmonedhave”/ Ikonomi: Prerjet 50 e 100 euro, ja si i dallojmë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Kohët e fundit ka një trend në rritje të falsifikimit të kartëmonedhave, sipas ekspertit Vladimir Ikonomi.

Nga Instituti i Policisë Shkencore, ai shpjegon për “Top Story”, si bëhen ekzaminimet e parave.

“Kartëmonedhat i kontrollojmë, se kohët e fundit ka shumë kërkesa për prerjet 100 euro 50 euro dhe i krahasojmë me database, kjo është database botërore e çdo kartëmonedhe që është në qarkullim”.

Por, çfarë falsifikojnë më shumë shqiptarët?

“Shqiptarët falsifikojnë më shumë dokumente hetimi, përdorin metoda të ndryshme, për pronat ata ka shumë kërkesa dhe ekzaminime që kërkohen nga gjykata për kontrata noterie dhe që dyshohen se janë të falsifikuara që krahason me ne. Sipas kërkesës që gjykata sjell”, shpjegon Ikonomi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat