Rezoluta për Srebrenicën/ Berisha: Standard i dyfishtë, Rama është kthyer në vasal të Vuçit dhe Ballkanit të Hapur

Shqipëria

Rezoluta për Srebrenicën/ Berisha: Standard i dyfishtë, Rama është kthyer në vasal të Vuçit dhe Ballkanit të Hapur

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:54
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend këtë të enjte, se rezoluta e dënimit të genocidit serb në Bosnjë është e paplotë dhe me standard të dyfishtë, për sa kohë kryeministri sillet si një vasal i Vuçiçit dhe mbështet Ballkanin e Hapur. 

Berisha në fjalën e tij theksoi se i njëjti standart përdoret dhe për dënimin e genocidit rus në Ukrainë, ku nga njëra anë dënohen krimet, nga ana tjetër pranohen të vijnë në Shqipëri vrasësit dhe përdhunuesit në Bucha dhe Mariupol.

“Ç’e keni ju këtë kompleks pse kreu i juaj është shndërruar në një vasal të Vuçiçit apo se ndiqni dhe ju Ballkanin e Hapur për krimin dhe hegjemioninë serbe. Ju edhe ndaj genocidit rus në Ukrainë mbani një qëndrim të dyfishtë nga njëra anë e pranoni nga ana tjetër pranoni këtu përdhunuesit e grave dhe vrastësit e fëmijëve në Ukrainë.

Me urdhur të kujt i pranoni ju ata, me urdhër të Lavrovit, ndaj rezoluta dhet të ndalojë çdo turistë rusë të shkel në territorin e Shqipërisë. Nga njëra anë ju nuk pranoni të dënoni Vuçiçin, nga ana tjetër flisni për Ukrainën kur pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, me linjë ajrore të Serbisë që e bën 18 herë në javë rrugë

Keni një marrëveshje të fshehtë për të pranuar vrasësit. A mund të pranoni ju xhelatët që i kanë duart me gjak që vijnë nga Mariupoli dhe Bucha”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat